Transmetuar më 18-04-2018, 18:11

Persona të armatosur dhe me maska kanë arritur që të grabisin një argjendari në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin kryesor, dhe argjendaria është në pronësi të shtetasit Gj. Ngresi.

Fillimisht personat u futën dhe nën kërcënimin e armëve bënë shenjë që shitësja të mos reagonte.

Noa ka mësuar se ata kanë marrë bizhuteritë që ndodheshin në vitrinë dhe janë larguar në këmbë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Do të merren pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /k.k/noa.al/