Transmetuar më 18-04-2018, 16:33
Publicitet

Një natë e paharrueshme, në një suitë luksoze nën ujë. Kushton plotë 50 mijë dollarë, por mund të jetë ndër më të paharrueshmet në jetë.

Për kë mund t’ia lejojë xhepi, Conrad Maldives Rangali Island vë në dispozicion hotelin e parë nën ujë, në Maldive. Një strukturë e cila ndodhet në oqeanin Indian.

Në plazhin përrallor, ndodhet ishulli që ofron strukturën unike në botë.

Quhet “The Muraka” dhe do të inaugurohet në nëntor të vitit 2018, ndërsa promovohet nga Conrad Hotels & Resorts, si rezidenca e parë nënujore në botë, shkruan noa.al.

Conrad Maldives Rangali Island po teston formulën e parë të pushimeve luksoze nën ujore, ku mysafirët do të flenë 16.4 metra nën nivelin e detit. /a.y/noa.al