Transmetuar më 16-04-2018, 23:43
Publicitet

Ai është padyshim një nga figurat më të vlerësuara të televizionit shqiptar.

Moderatori Adi Krasta siç duket është bërë nostalgjik dhe ka nxjerrë nga ‘arkivat’ një foto të viteve më parë.

Në foto, pranë tij ndodhet dhe ish-missi shqiptar, Valbona Çoba.

“’12 Vallëzime…’ me Valbona Çobën”, shkruan Krasta.

Në foton e rreth 2 dekadave më parë, moderatori dhe ish-Miss Fotozhenia ngjajnë shumë të rinj.

Për më tepër shihni fotografinë e publikuar në rrjetet sociale.