Transmetuar më 16-04-2018, 22:59

Pastor Paulin Vilajeti të hënën në darkë në lidhje me vrasjen e Mario Majollarit është shprehur se nuk ka dështuar shteti suedez, por ka dështuar shteti shqiptar.

Vilajeti tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se prej 30 vitesh ka dështuar shteti shqiptar; i cili nuk bën asgjë për të zhdukur fenomenin e gjakmarrjes.

Ai u shpreh se nga vitet 1990 në vendin tonë, filloi të vendoset sistemi i gjakmarrjes, ndërsa shteti e la gjithmonë e më tepër në dorë të injorancës.

“Unë nuk besoj që ka dështuar shteti suedez apo babai i Marios. Këtu prej 30 vitesh ka dështuar shteti shqiptar”, është shprehur Vilajeti.