Transmetuar më 16-04-2018, 22:22

Deputetja e PD-së, Grida Duma thotë se negociatat mund të hapen me kusht për shkak sipas saj, se ka dy vende skeptike për këtë, duke përmendur Francën dhe Holandën.

“Mund të flasim edhe për probalitetin që hapja e negociatave të jetë me kusht për dy vende, siç janë Franca dhe Holanda, të cilat kanë rezervat e tyre në hapjen negociatave që lidhen me kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me zbatimin e reformës në drejtësi.

Sigurisht këto dy kapituj përbëjnë analizën më të gjatë të progres-raportit sepse një gjë është të jenë rregulluar kapitujt në letër dhe një gjë tjetër është zbatimi në praktikë. Prova e vërtetë e funksionimit të sistemit të drejtësisë është kur ndëshkueshmëria nis për funksionarët politik që janë në pushtet. Themeli i Evropës ka qenë mot e jetë; ndarja e drejtësisë nga politika dhe kur arrin të ndëshkojë korrupsionin në nivelin më të lartë politik”, deklaroi Duma në emisionin “Tonight” në Ora News.