Transmetuar më 16-04-2018, 20:29
Publicitet

Pak ditë pasi Kombëtarja e Futbollit zyrtarizoi ndeshjen e radhës miqësore me Uellsin e Rajan Gigs dhe Gareth Beil, edhe ekipi i U21 kanë zgjedhur një kundërshtar prestigjioz.

Ekipin ynë Shpresa do të luajë një ndeshje miqësore luksi, as më shumë e as më pak se përballë Italisë U21.

Ndeshja do të luhet në datën 11 shtator dhe lajmi për këtë takim u konfirmua nga vetë Federata Italiane e Futbollit, e cila njofton se stadiumi dhe ora do të përcaktohen në ditët në vijim.

Shqipëria U-21 luan në tetor edhe 2 ndeshje të tjera zyrtare, ku në datën 11 tetor do të presim Spanjën dhe 5 ditë më vonë udhëtojmë drejt Estonisë.

Këto ndeshje do të shërbejnë më tepër për provimin e lojtarëve pasi kombëtarja U21 ka humbur shansin për të qenë pjesë e Europianit që do mbahet vitin e ardhshëm./m.sh/noa.al/