Transmetuar më 16-04-2018, 20:26

Skuadra e Interit pritet të sigurojë një përforcim të rëndësishëm nga rivalët e Juventusit.

Bëhet fjalë për lojtarin e krahut Kwadwo Asamoah.

Lojtarit i përfundon kontrata me Juventusin në fund të sezonit dhe nuk ka asnjë negociatë me klubin bardhezi për rinovim.

Nga kjo situatë duket se do përfitojë Interi që pëlqen karakterisitkat e futbollistit.

Ai pritet të transferohet me parametra zero drejt klubit zikaltër. Asamoah aktivizohet te Juventusi prej verës së vitit 2012 kur u transferua nga Udinese./a.m./noa.al/