Transmetuar më 16-04-2018, 18:15

Një grua në Australi ka kaluar momente tmerri. Teksa hipën në makinën e saj për të shkuar në punë, ajo shikon se një gjarpër ndodhej në xhamin e veturës.

Në fillim ajo shokohet nga pamja.

Gjarpri kishte ngritur kokën dhe e shikonte në sy gjatë gjithë kohës.

Ajo u qetësua vetëm kur kuptoi që ndodhej mbi kofano, jashtë xhamit.

Gruaja udhëtoi për disa kilometra me gjarprin që qëndronte aty duke e parë në sy dhe nuk lëvizte.

Ajo telefonoi më në fund një koleg të punës i cili i erdhi në ndihmë për të larguar gjarprin./a.m./noa.al/