Transmetuar më 16-04-2018, 17:56

Pak ditë pas ndalimit, një shqiptar me pasaportë gjermane ka dalë sot përpara një gjykate në Gjermani për të dhënë shpjegime mbi vrasjen e një shqiptari.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në datën 24 maj të vitit të kaluar, ku u gjet i vdekur 19-vjeçari Xhoi Musaj.

Ky i fundit u gjet në liqenin Erbach, i goditur per vdekje me çekiç dhe më pas ishte hedhur i lidhur në liqen.

46-vjeçari i akuzuar doli sot në gjykatë dhe u pa të mbulonte fytyren me një zarf përpara kamerave.

Sipas mediave në Gjermani, i pandehuri ka joshur 19-vjeçarin duke u prezantuar me një identitet fals.

Prokurorët thonë se kemi të bëjmë me një vrasje për gjakmarrje, por mbetet për t’u parë se si do të shkojnë hetimet. /k.k/noa.al/