Transmetuar më 16-04-2018, 17:54

Personat e lënë në burg të akuzuar për aktet e dhunës në protestën e Kalimashit kundër tarifës për “Rrugën e Kombit”, pritet të dalin sërish para gjykatës.

Të 11 shtetasit e akuzuar që mbahen ende në qeli me masën “arest me burg”, kanë apeluar vendimin dhe ditën e premte Gjykata e Apelit në Shkodër pritet të vendosë për fatin e tyre.

Pala mbrojtëse pretedon se arrestimi i tyre është bërë në mënyrë të jashtëligjshme.

Opozita ka publikuar një video ku shfaqen momentet e arrestimit të tyre gjatë natës.

Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, prokuroria i qëndron kërkesës për masën “arrest me burg”. /a.m./noa.al/