Transmetuar më 16-04-2018, 17:46

Pesë persona, mes tyre edhe shqiptarë, janë arrestuar nga policia greke, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas komuinikatës së policisë së Athinës, grupi përpunonte dhe trafikonte drogëra të ndryshme në qendër të kryeqytetit grek dhe zonën bregdetare, si edhe në Janinë, Volos dhe Rethimnos.Koka e grupit kriminal ishte një 48-vjeçar, që bashkë me një 30-vjeçar kishin marrë përsipër gjetjen e sasive të drogës.

Ndërsa tre të tjetër ishin përgjegjës për magazinimin, përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.Policia njofton se gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve ka sekuestruar 1,5 kg heroinë, 705 gr kokainë, 21 kg kanabis i përpunuar dhe  i papërpunuar, 11 mijë e 500 pilula extasy, pajisje për përpunimin e drogës, si dhe substanca përzierëse, katër peshore precizioni. /k.k/noa.al/