Transmetuar më 16-04-2018, 17:39

Paul Pogba u transferua me shumë bujë nga Juventusi te Manchester United dy vite më parë, ekip nga ku ai u zbulua nga kampionët italianë.

Por, këto dy sezone te “djajtë e kuq”, Pogba ka qenë një zhgënjim i vërtetë.

Në kto kushte, drejtuesit e United po mendojnë transferimin e tij.

Sipas Don Balon, Manchester United pritet të përfshijë Pogba në tratativën për transferimin e Gareth Bale nga Reali i Madridit.

Edhe Jose Mourinho duket të jetë dakord me largimin e Pogba, për të mundësuar afrimin e uellsianit, me të cilin ka punuar kur drejtonte Realin.

Nuk dihet qëndrimi i presidentit të Realit Flerentino Perez, i cili së fundi duket më i fiksuar pas egjiptianit Mohamed Salah.

Në këto kushte, ai do të donte një shkëmbim të Bale pikërisht me këtë të fundit. /a.m./noa.al/