Transmetuar më 16-04-2018, 17:30

Tetë shqitparë, pjesë e një grupi që merrej me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion, janë arrestuar nga policia greke.

Të gjithë u prangosën në Athinë, ndërsa mediat e vendit fqinj kanë shkruar se janë të moshës nga 25 deri në 68 vjeç.

Ata shfrytëzonin vajza të reja, të cilat vinin nga Bjellorusia dhe kërkonin azil në Greqi.

Më i rëndë është fakti se ata i detyronin që të punonin deri në 16 orë në ditë, duke kaluar rreth 40 klientë secila.

Vajzat paguheshin për vetëm 20 euro, ndërsa të ardhurat në ditë që fitonte rrjeti i shqiptarëve arrinin në rreth 800 Euro.

Ata u arrestuan pas denoncimit të dy vajzave, ku njëra prej tyre ishte shtatzënë në momentin që kishte mbërritur në Greqi. /k.k/noa.al/