Transmetuar më 16-04-2018, 16:54

Çështja e privatizimit të OSSH-së tek çekët e ÇEZ u hap me shumë bujë, por duket se dosja sërish do të zvarritet.

Hapat e mëtejshëm në këtë proces hetimor mbahen peng për shkak të dy letërporosive në Kosovë dhe Francë, vende nga të cilët pritet të merret kontakt me shtetasin Nue Kalaj, i cili njihet si ndërmjetës për kryerjen e transaksionit.

Ende nga këto vende nuk ka asnjë përgjigje për letërporositë e organit të akuzës.

Në këto kushte, prokuroria ka kërkuar zgjatjen edhe me tre muaj të tjerë të afatit të hetimeve.

Referuar raportit të socialistëve në Komisionin Hetimor për çështjen e privatizimit të OSSH, shtetit iu shkaktua një dëm prej 414 milionë eurosh.

Lidhur me pyetjen janë marrë në pyetje edhe djali i ish-kryeminisitr Sali Berisha si dhe ish-ministri Genc Ruli. /a.m./noa.al/