Transmetuar më 16-04-2018, 16:45
Publicitet

Kryetari i partisë Demokratike ka kërkuar mbështetjen e grupit CDU-CSU për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Përmes një videoje live në facebook, nga Brukseli, Lulzim Basha tha se ky akt do ta ndihmojë Shqipërinë për të plotësuar detyrat e vendosura nga BE.

Në këtë kontekst, Basha tha se qeveria ka dështuar të përmbushë rekomandimet, por hapja e negociatave do të jetë një hap pozitiv.

“Sot kemi kërkuar mbështetjen e grupit CDU-CSU për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vendim i cili do të merret pas rekomandimit të KE-së.

Kemi kërkuar mbështetjen si një akt që do të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët në një endërr që e ndajmë të gjithë, të anëtarësimit në BE, por edhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e pa plotësuara në luftën kundër krimit”, tha Basha.

Kryeopozitari u shpreh se “në emër të PD i kemi garantuar ta shohin si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të ccmontuar kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të ccmontuar narkoshtetin si një problem jetik për Shqipërine, për të vendosur politikanët e korruptuar para drejtësisë, për të kthyer konkurencën, per te cliruar ekonomine nga monopolet dhe oligarkia, pra përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar qe të fuqizojmë betejën tonë si opozitë per nje Shqipëri të ccliruar nga padrejtesia”. /k.k/noa.al/