Transmetuar më 16-04-2018, 16:37
Publicitet

E dashura e Cristiano Ronalods, Georgina Rodriguez ka kaluar një fundjavë jo fort të këndshme.

Kjo pas lajmit që qarkulluar në mediat rozë se ylli i Realit të Madridit është ende i dashruar me bukuroshen ruse Irina Shayk.

Të paktën kjo është ajo që vetë futbollisti ka pranuar në biseda konfidenciale me miqtë e tij më të ngushtë, të cilët duket se nuk ia kanë ruajtur sekretin.

Ronaldo ka kaluar disa vite në lidhje me Irinën dhe ishin një ndër çiftet më të përfolura, derisa ata krejt papritur ndanë fatet e tyre.

Modelja u lidh me aktorin Bradley Cooper ndërsa Ronaldo është në lidhje me Georgina Rodriguez, me të cilën ai ka edhe një vajzë.

Ylli portugez u nda nga modelja ruse pasi ajo i kishte kërkuar të bënin një fëmijë, por Ronaldo që ishte babai i një djali, nuk ishte ende gati, pasi ishte i përkushtuar totalisht në karrierën e tij./a.m./noa.al/