Transmetuar më 16-04-2018, 15:56
Publicitet

Kohët e fundit është vënë re një valë e re shpërthimesh me tritol, ku i radhës ka ndodhur ditën e sotme, në Patos.

NOA ka mësuar se një makinë është djegur plotësisht, dhe nga verifikimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me një shpërthim me tritol.

Në momentin e shpërthimit, makina tip “Nisan” ishte e parkuar në lagjen “1 maji”. Automjeti ishte në pronësi të një qytetari nga Patosi, i identifikuar vetëm me inicialet E.A.

Po ashtu, mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës.

Nuk ka të dhëna për autorët dhe motivet e ngjarjes, ndërsa pronari i automjetit të djegur është marrë në pyetje nga policia. /k.k/noa.al/