Transmetuar më 16-04-2018, 15:36

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë një person të vdekur është regjistruar ditën e djeshme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës “Tokio”, Kamëz, ku 27 vjeçari O.H., duke drejtuar mjetin tip “Reno Clio”, ka aksidentuar me vdekje një këmbësor.

Goditja ka qenë fatale për viktimën rreth 70 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi pas përplasjes ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit, O.H., 27 vjeç, banues në Çekrezë, Kamëz.

Gjithashtu po punohet edhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit si dhe për identifikimin e kufomës. /b.l/noa.al/