Transmetuar më 16-04-2018, 15:32

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Policia lokale njofton se për ngjarjen është arrestuar një vajzë 23-vjeçare.

Kjo e fundit, menjëherë pas aksidentit është larguar me shpejtësi duke e lënë të shtrirë në mes të rrugës.

Mësohet se autorja e ngjarjes është arrestuar disa orë më vonë, dhe është identifikuar me inicialet A.T, nga Elbasani.

Ndërkohë, e aksidentuara është një grua, që ndodhet në spital në kushte të rënda shëndetësore. /k.k/noa.al/