Transmetuar më 16-04-2018, 15:06

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta dominojnë pjesën e parë të ditës. Ndërsa pasditja dhe orët vijuese sjellin fuqizim të vranësirave dhe rrebeshe të shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja vijon me rrebeshe të përkohshme shiu, në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë më një rënie prej 1 – 2°C, në vlerat termike të mëngjesit dhe mesditës.

Era do vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Lindor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi deri 2 ballë.

Europa

Mesdheu Qendror dhe Europa Juglindor vijojnë me rrebeshe afatshkurtra shiu. Po ashtu, zona e Alpeve Europiane paraqitet me vranësira te shpeshta si edhe reshje te pakta shiu dhe dëbore. Por moti kryesisht i kthjellët dominon pjesën më të madhe të kontinentit./b.l/noa.al/