Transmetuar më 16-04-2018, 14:42

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv është shënuar në makinën e një gruaje në Patos.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maj”, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit, është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases Eriselda Agalliu, banuese në Patos.  

Nga hetimet paraprake, dyshohet se në pjesën e përparme të mjetit është vendosur lëndë plasëse eksploziv.

Aktualisht po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese