Transmetuar më 16-04-2018, 14:28

Një person në Durrës është marrë me forcë në makinë, ku dhe e kanë dhunuar.

Gjithçka ka ndodhur në orët e vona të së dielës, ku mësohet se akti i rëndë ka ardhur për shkak të një borxhi të pashlyer nga i dëmtuari.

Si i dyshuar për ngjarjen u arrestua Gj.Q., 30 vjeç, banues Yzberish, Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e dy vëllezërve J.N., dhe Xh.N., banues në Durrës.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetin në pronësi të 30-vjeçarit, e kanë marrë pa dëshirë në mjet duke e dhunuar fizikisht K.P.m 33 vjeç, banues në Durrës.

Kjo pasi 33-vjeçari, u ka një shumë të konsiderueshme parash borxh dy vëllezërve, të cilat ua ka shtyrë prej kohësh, në pamundësi për t’ua kthyer.

Por pikërisht prej shtyrjes së afatit në mënyrë të përsëritur, dy vëllezërit dhe miku i tyre kanë vendosur të bëjnë vetëgjyqësi, e cila përfundoi me një të arrestuar dhe dy në kërkim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese