Transmetuar më 16-04-2018, 14:14

Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj, thotë se klienti i tij nuk mund të arrestohet.

“Mbi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar në

asnjë nga Prokuroritë e Republikës”, tha Hazizaj për ‘Tema’.

I pyetur për zërat se Llalla do të arrestohet, ai tha se nuk di çfarë të thotë për lajmet që dalin.

“Si përfaqësues ligjor i zotit Llalla, mund të deklaroj qartësisht se nuk është regjistruar asnjë procedim qoftë penal qoftë jo penal ndaj tij”, deklaroi Hazizaj.

Ditëve të fundit është përfolur gjerësisht mundësia e arrestimit të ish-kryeprokurorit, brenda kësaj jave. /a.y/noa.al