Transmetuar më 16-04-2018, 13:26
Publicitet

Marrëdhënia mes një motre dhe vëllai është gjithmonë unike.

Jon Gjebrea, pas zyrtarizimit të fejesës me dashurinë e jetës së tij, Merlin Haxhiymeri, u zhvendos për të jetuar në Amerikë, aty ku çifti vazhdon respektivisht studimet edhe angazhimet individuale. 

Siç duket, sa më shumë koha kalon, bën që dikush vërtet special në familjen Gjebrea, më e vogla Anna, ta ndjej shumë mungesën e të vëllait.

Kështu, ajo e ka surprizuar ditën e djeshme këtë të fundit, me një dedikim të shkruar në një letër të bardhë. 

Mesazhi i shkruar brenda një zemre "Më mungon. Të dua vëlla", ka shkruar Anna e vogël. Nuk ka munguar edhe reagimi i Jonit, i cili i ka shkruar: "Ti më mungon më shumë".