Transmetuar më 16-04-2018, 13:17

Makina e tyre, një “Ford Fiesta”, u shkatërrua e gjitha si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Itali, në autostradën A5 e drejtuar për në Torino.

Fatmirësisht tre të rinjtë që ndodheshin në të, dy shqiptar e një italianë me moshë 24, 22 dhe 25 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të aksidentuarit, të cilët jetojnë që të gjithë në Pont-San- Martin, rreth orës 21.00 të kësaj të diele, dolën nga rruga me makinën me të cilën udhëtonin.

Makina u rrotullua disa herë para se të ndalej. Për nxjerrjen e të rinjve të plagosur, u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia vijon hetimet. Sakaq, tre të rinjtë e plagosur ndodhen në spitalin e Chivasso, nën kujdesin e mjekëve. /a.y/noa.al