Transmetuar më 16-04-2018, 12:49
Publicitet

Aneta Rama vuan nga një sëmundje e vështirë. Mjekët pohojnë se para pak muajsh ajo i është nënshtruar një operacioni në toraks (detajet janë të rezervuara në përputhje me kodin mjekësor) e sipas tyre, gjendja e saj po mbahet nën kontroll.

E vetmja herë që Aneta Rama është parë të lëvizë, ishte data 11 e këtij muaji, ditë që lidhet me 20-vjetorin e humbjes së bashkëshortit të saj, Kristaq Rama.

Ajo ka qenë në varrezat e Sharrës ku prehet skulptori, dalje e cila është konsultuar paraprakisht me mjekët dhe është realizuar në kushte të veçanta. Ditën e shtunë kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë për të tërhequr titullin akorduar të së ëmës “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, akorduar nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë.

Në faqen e tij në “Facebook”, krahas falënderimit, kreu i qeverisë përmendi edhe sëmundjen e vështirë që po kalon e ëma e tij, por eksponentë të Partisë Demokratike e quajtën këtë si sajesë dhe përdorje e familjes, pasi sipas tyre, ai nuk shkoi në Shkodër për shkak të protestave që e prisnin atje, vizitë e cila u mohua nga Kryeministria.

Mjekët e kontaktuar nga “GSh” janë shumë të rezervuar me informacionin në lidhje me shkallën e sëmundjes së Aneta Ramës, e cila më 1 shtator 2018, pra këtë vit mbush 80 vjeçe. Viteve të shumta të jetës së saj u shtohen dhe shqetësimet e njëpasnjëshme “politike”, ku rregullisht është cenuar rëndë si personalisht, ashtu edhe familjarisht.

Këtë e ka pohuar vetë Aneta në 2009-ën, kur ajo vendosi të padisë në gjykatë kryeministrin e vendit në atë kohë, Sali Berishën.