Transmetuar më 16-04-2018, 11:58

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur paraditen e sotme grupin e deputetëve të forcës politike që ai drejton.

Mësohet se ai ka shprehur pakënaqësi me punën e bërë prej tyre në terren, duke kërkuar që të punohet më shumë me bazën.

Ai u ka dhënë porosi që të shpërndahen në zonat e tyre dhe që drejtuesit e degëve të jenë më të përkushtuar.

Gjithçka lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2019, ku ka deklaruar se, “ Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor”.

Po ashtu ai i ka këshilluar deputetët socialistë, që të mos u përgjigjen provokimeve të opozitës, por të ruajnë qetësinë. /a.y/noa.al