Transmetuar më 16-04-2018, 11:35

Tëndafili i egër është një bimë, që rritet në shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme. Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve janë frutet, që përftohen pas tharjes së luleve. Frutet e trëndafilit të egër ndihmojnë mjaft në kurimin e disa prej sëmundjeve më të përhapura. 

Një ndihmesë të madhe u kanë dhënë të sëmurëve me anemi. Për rritjen e numrit të rruazave të kuqe në gjak dhe të hemoglobinës, mjekët këshillojnë që të sëmurët të pijnë 2 herë në ditë nga një gotë me çajin e përftuar nga frutet e copëtuara të bimës. 

Çaji- Hidhni një lugë me boçet e trëndafilit të egër dhe ujë të nxehtë, dhe përgatisni një çaj të pasur me antioksidantë dhe kripëra minerale. Kjo do ju ndihmojë të luftoni plakjen dhe të forconi mbrojtjen imunitare. Në mesjetë çaji me bazë trëndafilin e egër përdorej për të kuruar dhimbjet e fytit dhe aparatin tretës. 

Efekt detoksifikues- Trëndafili i egër stimulon metabolizmin, lufton lodhjen dhe pastron trupin. Vetitë e saj antibiotike e bëjnë një ilaç natyral për shëndetin e zorrëve dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, të aftë për të lehtësuar gripin apo dhe dhimbjet e kockave. 

Antirudhë natyrale- Ndryshe nga pesha, trëndafili i egër përmban 40-50% më shumë vitaminë C se portokalli. Përgatisni një çaj të pasur me trëndafil të egër dhe një pjesë të tij përdoreni si tonifikues. Falë vetive antiinflamatore, kjo bimë e çmuar të ndihmon të parandalosh rudhat dhe plakjen e parakohshme. /b.l/noa.al/