Transmetuar më 16-04-2018, 11:02
Publicitet

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në lagjen nr.12 në Durrës, duke e shkrumbuar atë.

Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një apartament, ku flakët e përhapura me shpejtësi kanë shkrumbuar kuzhinën e banesës dhe pjesën më të madhe të saj.

Mësohet se në momentin e ngjarjes në banesë nuk ka patur njeri, çka ka bërë që ngjarja të përmbyllet vetëm me dëme materiale.

U desh ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshimet paraprake janë përqendruar në pistën e rrjedhjes së bombolës së gazit.

Gjithsesi policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al