Transmetuar më 16-04-2018, 10:45

Komisioni Europian pritet që nesër të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Kështu e nis shkrimin EUObserver, ku përmenden pjesë nga progres raporti që pritet të zyrtarizohet këtë të martë nga Komisioni Europian.

“Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, pritet të komunikojë KE të martën, më 17 prill.

Në vijim nënvizohet se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi do të jepet fillimisht për Shqipërinë.

Sakaq si shtete të favorshme për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2025, shikohen Serbia dhe Mali i Zi. /a.y/noa.al