Transmetuar më 16-04-2018, 09:40

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:20 të mëngjesit të sotëm, në dalje të tunelit në drejtim Elbasan- Tiranë.

Dy persona duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues shtetasin I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshorten Xh.G., rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përmbysjes së mjetit, kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët, të cilët janë dërguar në spital.

Por prej dëmtimeve të marra, gruaja ka gjetur vdekjen, ndërsa nën kujdesin e mjekëve ndodhet burri I.G.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme. /a.y/noa.al

Foto ilustruese