Transmetuar më 16-04-2018, 09:26

Duket se ish-zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e dashurisë mes aktores amerikane Meghan Markle dhe princit Harry të Anglisë.

Mediat angleze shkruajnë se ka qenë pikërisht Michelle, ajo që i ka njohur të dy.

Por pak ditë më parë pallati mbretëror anglez, deklaroi se çifti Obama, ndonëse janë miq të dhëndrit dhe nuses, nuk do të jenë në dasmë.

Meghan dhe Harry donin që ti ftonin Barack dhe Michelle, por nuk ishte e mundur, për të shmangur incidentet diplomatike, shkruan noa.al.

Duke qenë se çifti nuk ka raporte të mira me Presidentin amerikan, Donald Trump, nuk e ftuan në dasmë dhe për pasojë, e përjashtuan nga ceremonia edhe familjen Obama.

Në një deklaratë zyrtare Kensington Palace tha se, “U vendos që një listë politikanësh, qoftë anglez apo ndërkombëtar nuk do të jenë në dasmë. Qeveria e Madhërisë së saj, u konsultua mirë, para se të merrte këtë vendim”. /a.y/noa.al