Transmetuar më 16-04-2018, 09:10
Publicitet

“Im bir lindi në një makinë Uber”. Kështu shkroi anglezja Anna Lavygina në “The Guardian” në kategorinë “eksperiencat”, ku lexuesit tregojnë historinë e tyre.

Atë ditë të tetorit që lamë pas, Anna u kthye më shpejtë se zakonisht nga dita e saj e fundit e punës, pasi mori lejen e lindjes.

Pas drekës mbërriti në shtëpinë e saj në Manchester. Aty nisën kontraktimet e para. Por nuk ishte fëmija i tyre i parë dhe ajo dhe i shoqi pritën deri sa kaluan disa minuta para se të vendosnin të shkonin në spital. Më tej telefonuan kompaninë e taksive “Uber” për ti çuar në spital, ndërkohë që kontraksionet sa vinin dhe shtoheshin.

Pesë minuta pasi hipi në spital, bashkë me të shoqin Richard, djalin 2-vjeçar Sebastian, Anna kuptoi se erdhi momenti.

“Mundohesha të rezistoja, por tashmë kishin plasur ujërat”, shkruan gruaja, ndërsa shton se shoferi qëndroi i qetë dhe i shpjegonte se si kishte lindur e shoqja.

Ndëesa trafiku u rëndua, vendosën që të ndalonin në qendrën shëndetësore më të afërt, por ishte shumë vonë,

Në momentin kur Richard shkoi të kërkonte ndihmë dhe u kthye me tre mjek, vogëlushi Michael kishte nxjerrë kokën, shkruan noa.al.

“Mjekët më ndihmuan të hiqja pantallonat dhe në pak çaste fëmijë im i dytë lindi”, thotë Anna.

Nënë e bir u shtruan në spital, ndërsa Richard po ndihmonte për të pastruar makinën.

Por kompania e taksive nuk pranoi pagesë për rrugën, mbuloi vetë dhe pastrimin dhe i dërgoi një dhuratë në spital për vogëlushin.

“Familja dhe miqtë tanë mbetën të befasuar kur u treguam historinë. Ishte një eksperiencë e komplikuar. Por jam e kënaqur që gjithçka shkoi mirë”, shkruan gruaja. /a.y/noa.al