Transmetuar më 16-04-2018, 08:27

Këngëtarja Adelina Tahiri po shkon drejt fundit të shtatzënisë, por vazhdimisht e ka fshehur bashkëshortin e saj.

Por këngëtari Bertan Asllani, i ka shkuar për vizitë këngëtares duke publikuar një foto me të.

Ndërsa Adelina shihet pa tualet dhe me barkun e rrumbullakosur, bashkëshorti i saj shihe i veshur sportiv.

“Ju falënderoj për mikpritjen, çift i adhurueshëm”, ka shkruar Bertani, duke publikuar një fotografi me ta në Instagram.

Tashmë Adelina e ka kaluar mesin e shtatzënisë dhe teksa është në pritje të një djali, edhe torta ishte ngjyrë blu.

Rreth dy muaj më parë Adelina lidhi kurorë me avokatin e pasur maqedonas Serjozha Markov, i cili është rreth 50 vjeç, ndërkohë që Adelina Tahiri nuk i ka mbushur as të 30-at. /a.y/noa.al