Transmetuar më 16-04-2018, 08:11
Publicitet

Ashtu siç prej javësh, edhe këtë të hënë Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me historinë e një lezhjani që ka nisur punë.

Duke publikuar një video në Facebook, ai shkruan, “Mirëmëngjes dhe me Gazmirin që ka nisur punë në një sektor që po rritet çdo vit dhe presim të ketë një zhvillim të konsiderueshëm në tre vitet e ardhshme, ju uroj një javë të mbarë”.

Në video shihet historia e Gazmir Sutës, prej 8 muajsh pa punë, i cili ka një familje prej shtatë anëtarësh.

“U regjistrova te Zyra e Punës dhe më morën në telefon. Më ofruan këtë punë këtu te peshkimi. Erdha këtu e provova, më pëlqen si punë. Kam një javë këtu, përditë e më lehtë më duket. Kjo punë që po bëj këtu përshtatet për mua dhe lekët”, tregon Gazmiri.

Ai thotë se në bazë të orëve të punës rroga arrin deri në 400 mijë lekë të vjetra në muaj. /a.y/noa.al