Transmetuar më 16-04-2018, 07:58

Këtë të diel këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi, u la i lirë, pas arrestimit të bërë gjatë mbrëmjes së të enjtes, ku u kap në një lokal duke pirë kokainë.

Gjykata e Tiranës mori dje vendimin që Stresi të hetohet në gjendje të lirë, duke vendosur masën “detyrim me paraqitje”.

Gjatë dëshmisë së tij Stresi ka pranuar se ka qenë duke konsumuar kokainë, por duke thënë se lënda narkotike nuk ishte e tija.

Ai u shoqërua në polici pasi në lokalin ku po qëndronte bashkë me disa të rinj të tjerë, u gjetën disa doza lënde narkotike kokainë.

“Jam përdorues droge, por nuk merrem me shitjen e saj. Me miqtë e mi konsumoj drogë kur gjej. Dua të lirohem se nuk kam bërë asnjë shkelje”, dëshmoi Stresi në polici.

Ndërkohë pak orë pas daljes nga qelia, ai nuk ka ndalur provokimet ndaj policisë.

Ai ka publikuar një video në Instagram nga lagjja e tij, ku shihet duke tymosur kanabis.

Në sfond duken muret e vizatuara me fyerje ndaj policisë.

Si diçiturë të fotos ai ka shkruar, “Jam shumë i madh për ju! I lirë”. /a.y/noa.al