Transmetuar më 16-04-2018, 07:43

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku, të cilët ndiqen gjerësisht në aktivitetet e tyre, por edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Por teksa Miriami ka publikuar në Instagram, një fotografi ku shihej e gjitha e veshur me lejla, si rrallë herë ka komentuar këngëtari.

Miriami ka falënderuar parukieren, stilisten dhe gjithë ata që kujdesen për pamjen e saj, ndërkohë që Albani ka bërë komentin e paparë.

“Faleminderit për përkujdesjen e bukurisë tënde @Zotit @Natyrës @Mamit dhe Babit”, ka shkruar Albani.

Çifti prej dy vitesh e gjysmë janë prindër të së voglës Ameli, e cila duket se ua ka zbukuruar jetën. /a.y/noa.al