Transmetuar më 15-04-2018, 19:38
Publicitet

Një shtetas nga Kosova ka rënë në prangat e policisë kufitare të Morinës, pasi tentoi të kalojë kufirin i armatosur.

Hamdi Mavriqi, 44 vjeç, banues në  Prishtinë, u kap me tre pistoleta të llojit “Glock”, si dhe 25 fishekë luftarakë.

Ky person u paraqit në sportelin në hyrje të P.P.K.Morinë, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip “Seat”, dhe u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare  për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 armë zjarri pistoletë, tip "Glock", dhe 25 fishekë.

Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nuk dihet nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. /k.k/noa.al/