Transmetuar më 15-04-2018, 18:15

Tirana është zgjuar mes disa krismash armësh në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në orën 05:00 në bulevardin “Bajram Curri”.

Plicia sqaron se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë për shtetasin E.D., 32 vjeç, pasi rreth orës 05:00, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Fiat Punto".

Në makinë ndodheshin dy persona të indentifikuar vetëm me iniciale, K.M., 23 vjeç, dhe L.M., 34 vjeç, pa asnje pasoje.

"Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit janë konfliktuar në një lokal për motive të dobëta, e shtetasi E.D., i ka ndjekur me makinë dhe dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të mjetit", sqaron policia.

Po punohet kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/