Transmetuar më 15-04-2018, 18:07

E përditshma greke, “Kathimerini” ka publikuar sot gjetjet e një raporti i cili nxjerr të dhëna se bandat shqiptare në Greqi përfitojnë më shumë se 100 milionë euro në vit nga krimi, me trafikimin e drogës dhe të emigrantëve që janë dy aktivitetet kryesore të paligjshme të regjistruara në vend.

Në raportin vejtor të policisë helene, për vitin 2017 thuhet se problem mbetet fakti se si krimi arrin të menaxhohet edhe nga brenda qelive nga persona tqë dënuar.

“Ne vërtetuam pjesëmarrjen në veprimtaritë kriminale të njerëzve që janë të burgosur”, vuri në dukje raporti.

Raporti identifikoi trafikantët kryesisht si shtetas sirianë, grekë, pakistanezë, shqiptarë, bullgarë dhe turq.

Lidhur me trafikimin e drogës, Greqia përshkruhet si vend tranzit për heroinën e prodhuar në Azi dhe shitet në Evropë përmes “Boshtit Ballkano-Jugor”.

“Është konfirmuar përsëri në 2017-ën se kanabisi nga Shqipëria përdoret për të blerë heroinë nga Turqia. Libia, pas fillimit të krizës politike që po përballet, është bërë një qendër për trafikimin e hashashit në Bashkimin Europian përmes Mesdheut”, citohet në raport. /k.k/noa.al/