Transmetuar më 15-04-2018, 17:39

Ai është padyshim një ikonë e moderimit të edicioneve të lajmeve.

Bëhet fjalë për spikerin Dhimitër Gjoka, i cili me anë të një postimi ka treguar se do të rikthehet përsëri për publikun shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Dhimitër Gjoka ka thënë se do të moderojë çdo ditë një emision të quajtur ‘Revista Televizive’ në Radio Televizionin Shqiptar.

Postimi i Dhimitër Gjokës:

“Për gjithë miqtë që më pyesin shpesh se në kë ekran jam? Nëse doni lajmin e duhur, çdo ditë në Revistën Televizive në orën 20.00 në RTSH”./a.k/noa.al/