Transmetuar më 15-04-2018, 17:20

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një grua ka bërë vetëvrasje në qytetin e Gjilanit në Kosovë.

E ndjera ka punuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Xhylie Hajdari, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj.

Ajo gjatë vitit 2013 kishte qenë edhe kandidate nga radhët e AAK-së për asamblenë e Gjilanit.

Sipas mediave vendase e ndjera ishte e martuar me dy fëmijë.

Ajo ka punuar prej vitesh si kryeinfermiere në spitalin rajonal në Gjilan.

Bashkë me të si doktor ka punuar edhe bashkëshorti i saj.

Nga spitali thonë se e ndjera ka qenë kryeinfermiere dhe se punën e ka kryer me devotshmëri./a.k/noa.al/