Transmetuar më 15-04-2018, 16:37
Publicitet

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili akuzoi sot kryeministrin Edi Rama, se nuk ka reaguar në lidhje me bombardimet e fundit në Siri për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë.

SHBA-të në koordinim me dy vende të fuqishme të Europës, Francën dhe Britaninë e Madhe, bombarduan në fundjavë disa nga bazat kryesore të regjimit sirian.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili thotë se “kryeministri shqiptar nuk reagon, sepse në SHBA drejton Trump dhe jo Soros.

“Kryeministri që komenton çdo budallëk të mundshëm me të gjithë fuqinë e mundshme dhe me të gjithë cektësinë e mundshme, ka qepur gojën për bombardimet, që SHBA udhëhoqi në Siri”, shkruan Vasili.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Kryeministri qep gojën për bombardimet në Siri sepse në Amerike drejton Trump dhe jo Sorrosi.

Kryeministri që komenton çdo budallëk të mundshëm me të gjithë fuqinë e mundshme dhe me të gjithë cektësinë e mundshme, ka qepur gojën për bombardimet, që SHBA udhëhoqi në Siri.

Sigurisht për kryeministrin, që urren presidentin Trump fjalët nuk i dalin nga goja, sepse Trump po udhëheq një aksion të nivelit botëror për goditjen e diktaturave gjakatare dhe veçanërisht në Siri.

Turp për kryeministrin që i kundërvihet Amerikës dhe shqiptarëve duke heshtur.

Fol kryeministër, boll u frike; për të mirën e njerëzimit Amerikën e drejton Trump jo Sorrosi./a.k/noa.al/