Transmetuar më 15-04-2018, 14:46

Çaji i kanellës është një pije e shijshme dhe me aromë të këndshme. Kjo erëz ka një sërë vetish terapeutike dhe ndër të tjera ndihmon për djegien e yndyrës dhe për të rregulluar sheqerin në gjak.

Për të përgatitur çajin me kanellë ju duhen dy shkopinj kanelle, ose nëse nuk iu ndodhet, hidhni dy lugë kanellë pluhur. Pasi të jetë zierë filtrojeni mirë dhe shtoni lëngun e gjysmë kokrre limoni.

Ky çaj ndihmon në djegien e yndyrës, sidomos në pjesën e barkut. Gjithashtu, kanella nxit receptorët e insulinës në djegien e sheqerit në masën 30%, shkruan noa.al.

Është një pije e shkëlqyer për kë vuan nga diabetin. Ndër të tjera përmirëson humorin dhe garanton më shumë energji. /a.y/noa.al