Transmetuar më 15-04-2018, 14:33

Hidhni sodë buke në dyshek… Pse? Do e zbuloni shuam shpejtë. Soda e bukës, është një nga elementët më të përdorur në kuzhinë.

Përveçse është një përbërës shumë i mirë për të lehtësuar tretjen, është i dobishëm edhe për pastrimin e sipërfaqeve, sidomos atyre metalike.

Ndër të tjera mund të përdoret edhe për higjienën orale, si deodorant edhe një sërë përdorimesh të tjera.

Por a keni provuar ndonjëherë ta shpërndani në dyshek? Rezultati është i garantuar!

Provoni ta shpërndani në mënyrë homogjene në të gjithë krevatin dhe lëreni të veprojë për 30 minuta, para se ta ripastroni, shkruan noa.al.

Rezultati do të jetë perfekt, jo vetëm dyshek i higjienizuar dhe pa baktere, por edhe një aromë freskie. Provojeni dhe do e besoni! /a.y/noa.al