Transmetuar më 15-04-2018, 14:23

Aktorja amerikane Meghan Markle, prej muajsh tërheq vëmendjen e mediave, sa që gjithçka bën apo vesh bashkëshortja e ardhshme e princit Harry të Anglisë, nuk kalon pa u vënë re.

Në jo pak raste ajo ka thyer protokollin mbretëror, dhe së fundmi ka spikatur për veshjet e lira të saj.

Duket se Meghan, adhuron firmën kanadeze Aritzia, e ngjashme me Zara-n, për stilin dhe çmimet, shkruan noa.al.

Është pikërisht Aritzia, pardesyja ngjyrë ushtarake, e veshur prej saj dhe që shitet online për 245 dollarë, por edhe një fund me bel të lartë, i veshur prej saj.

Ndonëse mund të quhet një çmim i lirë për familjet mbretërore, Meghan përzgjedh atë që i pëlqen asaj, ndonëse disi më sport nga veshjet e aktiviteteve zyrtare. /a.y/noa.al