Transmetuar më 15-04-2018, 13:53

Ajo është një nga këngëtaret më të preferuara, e cila me zërin e saj ka bërë për vete shumë njerëz.

Bëhet fjalë për këngëtaren Eranda Libohova, e cila nuk iu ka rezistuar temperaturave të ngrohta por ka nisur plazhin.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram, një fotografi ku shihet buzë detit, e veshur me bikini të zeza.

Vihet në re trupi në formë i këngëtares, e cila ndonëse i ka kaluar të 40-at, vijon të ketë linja të rregullta trupore.

Në një intervistë televizive pak kohë më parë, ajo tha se ndonëse nuk është martuar, ndihet e lumtur.

“Dikush e gjen lumturinë te partneri, ndërsa unë jam e lumtur me qetësinë dhe ekuilibrin në jetë”, tha Eranda. /a.y/noa.al