Transmetuar më 15-04-2018, 12:51
Publicitet

Atletet e bardha rrobë janë një makth i vërtetë për tu pastruar, pasi herët apo vonë do të dështoni.

Por kohëve të fundit në rrjetet sociale po qarkullon një eksperiment i cili është bërë hit dhe që tregon se si atletet e bardha të bëra pis, me një hile fare të thjeshtë u rikthyen si të reja.

Sipas eksperimentit të publikuar në Twitter nga një vajzë me emrin Sarah, gjithçka duhet është ujë, sodë dhe pak detergjent.

Në një enë me ujë fusni atletet dhe me një furçë përzieni gjysëm për gjysmë, sodë buke me detergjent dhe fërkojini.

Menjëherë pasi ti keni shpëlarë, futni me proces të shkurtër në lavatriçe për dorën e fundit, shkruan noa.al. Do të shihni se suksesi do të jetë i garantuar, mjafton ta provoni.

Duke parë rezultatet, edhe Google e sugjeron këtë mënyrë si të parën në kërkimet “metoda për të larë atletet e bardha”. /a.y/noa.al