Transmetuar më 15-04-2018, 12:26

Në tetor të vitit 2017, 55 vjeçari nga Velçani i Pogradecit, Ligor Biba u vu në pranga pasi akuzohej nga fqinja 15 vjeçare se e kishtë përdhunuar.

Në sallën e gjyqit akuzat e së miturës jo vetëm që janë konsideruar si të pavërteta nga 55-vjeçari Ligor Biba, i cili gjatë deklarimit të tij në polici e ka cilësuar këtë një trillim.

“Nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me të miturën”, mësohet të ketë thënë për oficerin e policisë 55-vjeçari që njihet në fshat me dy emra. Madje, ai ka shkuar më tej duke thënë se 15- vjeçaren e ka parë si vajzën e vet.

“Është vetëm një sajesë e nënës së vajzës”, ka mbyllur dëshminë për oficerin e policisë Ligor Biba.

Por ADN-aj e publikuar së fundmi tregon se ai është i ati i fëmijës së 15-vjeçares.

Ishte 55-vjeçari Biba ai që i ka kërkuar gjykatës, kryerjen e analizës së ADN-s, përgjigjet e së cilës kanë rënduar pozitën e tij./m.sh/noa.al/