Transmetuar më 15-04-2018, 11:58

Vetëm pak ditë më parë, Mario Majollari u ekzekutua me tre plumba teksa kthehej në shtëpinë e tij në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Kjo ngjarje tragjike preku kryeqytetin, ndërsa të riut iu mor jeta si pasojë e një hakmarrje të vjetër për një krim të kryer nga babai i tij, Avni Majollari, i cili ndodhet në burgim përjetë.

Mario me profesion kuzhinier, kishte kërkuar më herët edhe azil në Suedi, pasi ndihej i kërcënuar, por një gjë e tillë i ishte refuzuar.

Pak kohë pasi Mario u kthye në Shqipëri, Kastriot Gjuzi, vëllai i Ilir Gjuzit, të vrarë nga vëllai i Marios, mori hakun duke e qëlluar me 3 plumba.

Pasi u kthye nga Suedia Mario jetonte me nënën e tij dhe motrën, Xhesikën.

 “Ne jemi si nata me ditën, dielli me hënën, veriu me jugun, cdo gjë e kundërt që ekziston. Por të dy ndjejmë njësoj, te dy vuajm njesoj edhe pse kurre nuk e themi, te dy kemi te njejten deshire edhe pse e dime qe kurre sdo realizohet. Asgje ska qene kurre e lehte per ne te dy, por ja dolem sepse kemi njeri tjetrin.

Sado qe mstreson kur mthua sa lop jam, apo sa kembshtremse jam apo sa e shemtut qe jam, un e di qe sado e keqe te jem ,ti do jesh gjithmon mbeshtetja ime. E di qe edhe kur te shurdhoj me talentin tim si kengetare, edhe kur te ti vesh bluzet e tua fshehtas, edhe kur ta bej nusen tate bredharake si vetja, un do jem gjithmone motra jote e vogel dhe ti sdo me lesh kurr vetem. U befsh 100 vjec gjysma shpirtit tim, Zoti me ka dhene gjithcka tek ty. Te dua shume, me mungon pafund", – shkruante Xhesika në ditën e tij të lindjes

Ndërsa sot ajo kërkon ta mbysë dhimbjen duke postuar një video teksa këndon në një gëzim familjar bashkë me vëllain e saj, tashmë të larguar nga kjo jetë./m.sh/noa.al/